Akuzat ndaj Ajola Xoxës, Zyra e Shtypit të Veliajt: Nuk ka qenë kurrë avokate e Becchettit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:25 12-06-2015 Akuzat ndaj Ajola Xoxës, Zyra e Shtypit të Veliajt: Nuk ka qenë kurrë avokate e Becchettit

Pas akuzave të Partisë Demokratike ndaj bashkëshortes së kandidatit të Partisë Socialiste Erion Veliaj, ka reaguar me anë një deklarate Zyra e Shtypit e kandidatit të majtë, duke i quajtur akuzat shpifje në prag të fushatës elektorale.

Sipas Zyrës së Shtypit të Erion Veliaj, Ajola Xoxa nuk ka patur kurrë një klient të vetin gjatë kohës që ka punuar si avokate në studion ligjore Tasho Pustina madje nuk ka patur as marrëdhënie financiare me klientët e firmës ligjore.

Reagimi i plotë:

Sa më shumë afron data e zgjedhjeve të 21 qershorit, aq më shumë është në panik Partia Demokratike. Në mungesë të programit dhe vizionit për Tiranën, të zhytur në dështimin e 4 viteve të fundit gjumë të Lulzim Bashës, e vetmja alternativë për Partinë Demokratike në këto zgjedhje është sulmi personal për familjen e Erion Veliajt, duke hedhur baltë mbi bashkëshorten e tij.

Siç e kemi sqaruar edhe më parë, Ajola Xoxa në harkun kohor 2012-2014 ka punuar si juriste e asociuar pranë studios ligjore Tashko Pustina. Ajo nuk ka patur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me ndonjë klient të studios. Zonja Xoxa është paguar vetëm nga studio ligjore dhe ka ofruar shërbimin e saj profesional për klientët e studios, sipas kërkesës së drejtuesve të studios.

Theksojmë se Ajola Xoxa nuk ka qenë në asnjë moment personalisht përfaqësuese ligjore për Franchesco Bechettin, apo për ndonjë prej kompanive të tij.

Nëse media të caktuara apo deputetë të opozitës do të vazhdojnë këtë sulm shpifjesh dhe fyrjesh ndaj znj. Ajola Xoxa, ajo do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të rivendosur të drejtat e saj të cenuara, duke kërkuar që shkelësit të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit!

Kandidati i ASHE për Tiranën Erion Veliaj mbështet luftën pa kompromis ndaj evazionit fiskal dhe pastrimit të parave, si edhe principin se një media nuk mund të jetë e lirë dhe e ndershme kur financohet nga individë apo kompani të përfshira në aktivitete të jashtëligjshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentuan ti japin 20 mijë euro gjyqtarëve, arrestohen dy persona
Theu xhamin e makinës, reagon kryetari i LSI Shijak: Inatin e kisha me punonjësit e mi »
Article Logic
Execution time: 0.011438846588135
array(1) { ["section"]=> string(94) "akuzat-ndaj-ajola-xoxes-zyra-e-shtypit-te-veliajt-nuk-ka-qene-kurre-avokate-e-becchettit-13395" }