‘Akuzat ndaj Bashës të sajuara nga Beogradi’, ish- kryeministri Sali Berisha: Vuçiç i tregoi botës se ka forcë t’i dërgojë shqiptarët në Hagë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:33 16-11-2020 ‘Akuzat ndaj Bashës të sajuara nga Beogradi’, ish- kryeministri Sali Berisha: Vuçiç i tregoi botës se ka forcë t’i dërgojë shqiptarët në Hagë

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar akuzat e ngritura për pasardhësin e tij në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si pjesë e fshehjes së fakteve gjatë luftës së Serbisë me Kosovën.  

Në një intervistë për emisionin PolitikOn në Rtv Ora, Berisha u shpreh se ky ishte një lëvizje e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

Sipas tij, Vuçiç i dërgoi ish drejtuesit e UÇK-së në bankën e të akuzuarve për krime lufte në Gjykatën Speciale për t’i treguar botës së ka forcë për t’i dërguar shqiptarët në dyert e Hagës.

“Do të marr hua një citim nga një analist “Është një Griseldë me një skenar të inskenuar totalisht nga Beogradi”. Çfarë ka ndodhur këtë javë? Këtë javë drejtuesit më të lartë të UCK dhe të Kosovës u ulën në bankën e akuzës së Gjykatës së Hagës. Këtë javë Aleksandër Vuçiç foli për luftë kundër Kosovës. Po kaq, sa domethënëse ishte kërcënimi i këtij, grepsit të Millosheviçit, por kaq domethënse ishte edhe nga oligardi i tij në Tiranë. Heshtja ishte e koordinuar. Aleksandër Vucic me përfundimin në Hagë të Meladinit shqipfolës të Prishtinës iu varros përfundimisht projekti i gllabërimit të territorit në Kosovë me ndihmë të Shqipërisë dhe ShBA.  Pra, me ndihmën e këtyre të dyve ky skenar iu valos atij. Si hakmarrje, ku Milloshevic i ri e kërkon me luftë. Nëse ju vini në dyshim këtë më thoni ju mua, po pse u koordinua marrëveshja për lëvizjen me letërnjoftim ditën kur udhëheqja e Kosovës ishte me hekura në duar në Gjykatën Speciale. Ajo ishte një shërbim i madh, i argatit të Partronit për ti thënë botës se një grup kriminelësh shqiptarësh të ligjë përfundojnë në Hagë” përfundoi Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rëndohet situata në Elbasan, konfirmohen 10 të infektuar me Covid-19 në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi”
‘Më erdhi në shtëpi me maskë, e njoha nga sytë’, Baton Haxhiu: Basha nuk qenë në arrestimin e Lafit Gashit (Zbulon një emër) »
Article Logic
Execution time: 0.012462854385376
array(1) { ["section"]=> string(143) "akuzat-ndaj-bashes-te-sajuara-nga-beogradi-ish-kryeministri-sali-berisha-vucic-i-tregoi-botes-se-ka-force-t-i-dergoje-shqiptaret-ne-hage-227996" }