Akuzat për dënim në Greqi, Prokuroria i merr gjurmët e gishtave kryebashkiakut socialist të Vorës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 30-08-2019 Akuzat për dënim në Greqi, Prokuroria i merr gjurmët e gishtave kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku

Prokuroria e Tiranës ka administruar gjurmët e gishtave të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i akuzuar nga opozita si i dënuar në Greqi.

Prokuroria ka administruar edhe dosjen e bërë publike nga Partia Demokratike dhe pritet të nisë verifikimet mbi të shkuarën e Kajmakut.

PD e akuzon Kajmakun se është arrestuar disa vite më parë në Greqi për falsifikim parash dhe është ende person në kërki. Sipas PD-së Kajmaku në shtetin fqinj posedonte një tjetër identit me emrin Jorgo Toto.

Nga denoncimet e Partisë Demokratike nisi edhe verifikimi për një tjetër kryebashkiak të ri, Valdrin Pjetrin e Shkodrës, i cili rezultoi i dënuar në rini në Itali.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074620246887207
array(1) { ["section"]=> string(103) "akuzat-per-denim-ne-greqi-prokuroria-i-merr-gjurmet-e-gishtave-kryebashkiakut-socialist-te-vores-176748" }