Akuzat për lobim rus, reagon publikisht Arben RISTANI: Nuk kam firmosur asnjë dokument, ata dy prokurorët po nuhasin ‘vettingun’ (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:08 08-11-2019 Akuzat për lobim rus, reagon publikisht Arben RISTANI: Nuk kam firmosur asnjë dokument, ata dy prokurorët po nuhasin ‘vettingun’ (DEKLARATA) Arben Ristani

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani hodhi poshtë akuzat për falsifikim të dokumenteve të transaksioneve të parave nga selia blu te biznesmeni Nick Muzin, rast që konsiderohet si lobim i paligjshëm rus.

Për ‘’ABC News’’, Ristani u shpreh se nuk ka firmosur asnjë dokument të tillë dhe se akuzat e prokurorëve Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha janë absurde pasi nuk mund të përputhet ‘’falsifikim i dokumenteve’’ me ‘’mosveprim’’, pra me faktin që ai nuk ka kryer asnjë veprim për firmosje dokumentesh. Sipas tij, këto akuza janë të montuara politikisht.

Ristani sulmoi dy prokurorët e çështjes së lobimit rus Tako dhe Karanxha se po ndiejnë frikën e përjashtimit nga Vettingu, prandaj po punojnë për llogari të kryeministrit Rama.

Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me një akuzë  nisur ndaj zotit Basha për pastrim parash dhe falsifikim dokumentash. Prokuroira konstatoi se ishte e pabazë akuza për pastrim parash dhe e hoqën. Tani merren për falsifikim të dokumenteve. Ju them me përgjegjësinë maksimale është e pabazuar, është e montuar politikisht nga prokurorët e trembur nga banda e Ramës.
Nuk kam hartuar personalisth asnjë dokument për KQZ-në, as për një institucion tjetër për transaksion parash. Nuk është i formosur nga unë. Është një akuzë që nuk qëndron, por është e motivuar politikisht.

Jam ndeshur përpara një akuze me falsifikim parash. Nuk mund të ndodhë falsifikim dhe mosveprim ,pasi dokumenti duhet të firmoset. Nuk kam firmosur asnjë dokument. Nuk di të ketë lidhje të tilla, nuk ka të bëjë me gjëra të tilla.

Akuzat nuk kanë të bëjnë me ligjin normal juridik. Nuk shkon me asnjë logjijë që një njeri që nuk bërë asnjë veprim, që nuk ka shkruar apo firmosur asnjë dokument nuk mund të akuzohet për falsifikim dokumentesh. Këta prokurorë po nuhasin vettingun dhe thonë ‘hajde godasim kundërshtarët e kryeministrit që të shpëtojmë’’, përfundoi Ristani.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082669258117676
array(1) { ["section"]=> string(140) "akuzat-per-lobim-rus-reagon-publikisht-arben-ristani-nuk-kam-firmosur-asnje-dokument-ata-dy-prokuroret-po-nuhasin-vettingun-deklarata-185183" }