Akuzat për makinën, Lleshaj: U ka kushtuar taksapaguesve 49 mijë euro. Fevziut i thotë “ti s’e blen dot po s’u bëre ministër”

Publikuar tek: politike, më 22:48 03-12-2020 Akuzat për makinën, Lleshaj: U ka kushtuar taksapaguesve 49 mijë euro. Fevziut i thotë “ti s’e blen dot po s’u bëre ministër” Ministri Sandër Lleshaj dhe makina e blerë prej tij

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj tha se makina e tij është blerë direkt tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marr me një çmim më të favroshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se makina e tij kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.

Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.

Fevziu: Kushton 100 mijë euro.

Lleshja: Vëre sa të duash : Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.

Fevziu: Aq e marr dhe unë një.

Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.

Fevziu: Ku është marr makina?

Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.

Fevziu: Është e blinduar?

Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.

Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.

Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frrok Çupit i tha "do të pështyj", Gjekmarkaj bën sherr dhe me Endri Shabanin: Je shërbëtor i Ramës, s’ke këllqe që të...
“Po sekuestrohen pasuritë shqiptare në botë”, Rama: Artikulli i “Der Standard” skandaloz dhe fake-news »
Article Logic
Execution time: 0.010037899017334
array(1) { ["section"]=> string(127) "akuzat-per-makinen-lleshaj-u-ka-kushtuar-taksapaguesve-49-mije-euro-fevziut-i-thote-ti-s-e-blen-dot-po-s-u-bere-minister-230105" }