Akuzat për pedofili ndaj priftit belg, OKB pezullon punën e shoqatës bamirëse katolike në Afrikë (INVESTIGIMI)

Publikuar tek: bota, më 19:27 22-11-2019 Akuzat për pedofili ndaj priftit belg, OKB pezullon punën e shoqatës bamirëse katolike në Afrikë (INVESTIGIMI) Prifti belg Luk Delft i akuzuar per pedofili, se bashku me disa femije afrikane ne Qendren Bamirese Katolike ne Kaga-Bandoro ne Republiken e Afrikes Qendrore

OKB-ja ka pezulluar përkohësisht punën e degës së Shoqatës ndërkombëtare bamirëse ‘Internationals Caritas’ në Republikën Qëndrore Afrikane, pasi drejtuesi i kësaj shoqate katolike bamirëse ishte një prift i dënuar më parë për pedofili.

Vendimi nga ana e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka ardhur një ditë pasi CNN raportoi se Prifti Luk Delft ishte emëruar si drejtues i Shoqatës Katolike të Bamirësisë, edhe pse ky i fundit ishte akuzuar më parë për abuzimin e fëmijëve në Evropë, transmeton newsbomb.al.

Prifti belg 50 vjeçar Luk Delft, u largua nga posti i tij vetëm pasi CNN shfaqi nëpërmjet një investigimi akuza të reja kundër tij para eprorëve të tij në Salesians të Don Boscos, një urdhëri fetar i krijuar posaçërisht për të mbrojtur fëmijët.

Zëdhënësi i agjensisë Humanitare të Kombeve të Bashkuara, Jens Laerke, deklaroi sot se puna me organizatën e ndihmave në Republikën Qëndrore Afrikane ishte pezulluar për momentin ndërsa hetimet për klerikun katolik Luk Delft, transmeton newsbomb.al.  

‘Ekipi Humanitar (HCT) është i vetëdijshëm për pretendimet serioze të abuzimit ndaj të miturve nga ish Drejtori i Shoqatës Bamirëse në Republikën Qëndrore Afrikane. Ne kemi një politikë zero tolerancë për sa i përket shfrytëzimit seksual dhe abuzimit nga personeli ynë dhe partnerët tanë, kundër atyre që i ndihmojmë.

Ekipi humanitar nuk do të komentojë dyshimet dhe akuzat për sa kohë që hetimet janë duke vazhduar. Megjithatë, Ekipi Humanitar ka vendosur që të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet me Shoqatën Bamirëse Katolike deri në momentin kur hetimet të përfundojnë, u shpreh Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare me anë të një deklaratë.

Përpos investigimit nga CNN, një hetim është hapur po ashtu për priftin Luk Delft nga autoriteti i Ekipit Humanitar.

Policia gjyqësore ka bërë me dije se do të udhëtojë në qytetin Kaga-Bandoro për të kryer intervista të nevojshme rreth kësaj ngjarjeje, transmeton newsbomb.al.

Dy baballarë të dy të miturve afrikanë, thanë për CNN se prifti belg 50 vjeçar kishte abuzuar seksualisht me djemtë e tyre ndërsa ata shkonin në qendrën e tij bamirëse. Prokuroria dhe autoritetet e kishës në Belgjikë kanë filluar tashmë hetimet ndaj Luk Delftit.

pedpdpdpd.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036705017089844
array(1) { ["section"]=> string(114) "akuzat-per-pedofili-ndaj-priftit-belg-okb-pezullon-punen-e-shoqates-bamirese-katolike-ne-afrike-investigimi-186848" }