Akuzat për spiun, Meta flet për herë të parë për Meçollarin: Ka një element pozitiv

Publikuar tek: politike, më 22:21 27-02-2018 Akuzat për spiun, Meta flet për herë të parë për Meçollarin: Ka një element pozitiv

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë akuzat ndaj Artur Meçollarit, një nga negociatorët e kufirit detar me Greqinë i akuzuar si spiun, duke thënë se nuk ka informacion më shumë se ç’thuhet në media.

Por Meta ka shtuar se letra që Meçollari i kishte dërguar ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, ku shprehte revoltën për mbylljen e çështjes së marrëveshjes së parë të detit, është element pozitiv pasi tregon që ai ishte i ndjeshëm ndaj çështjes ku pretendonte se marrëveshja ishte bërë në dëm të vendit tonë.

Deklarata e Metës në emisionin “Studio e Hapur”:

Lidhur me çështjen e negociatorëve unë vlerësoj që integriteti i tyre, njohuritë e tyre, është mjaft i rëndësishëm. Edhe për rëndësinë e ndjekjes së një metodologjie që bën fjalë për korrektime apo përshtatje, të cilat e rrisin shumë rolin e negociatorëve në këtë marrëveshje. Sa i përket atyre që thuhen unë nuk kam asnjë arsye, shtypi mund të shkruajë, por unë si president kam të drejtë të kërkoj shpjegime nga institucionet përkatëse.

Përsa i përket rastit konkret unë nuk kam asnjë indormacion më shumë se çfarë thuhet në media.

Por elemnti më pozitiv është letra që zoti Meçollari i kishte dërguar zotit Llalla ku ai protestonte për për mbylljen e çështjes në vitin 2009, dhe që tregonte shumë argumenta interesante për marrëveshjen, dhe që sipas tij pa të drejtë Prokuroria e kishte mbyllur çështjen. Për këtë nuk mund të them që kishte ndonjë të drejtë apo jo, por që është diçka pozitive që tregon sensibilitetin që ai kishte ndaj çështjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012005805969238
array(1) { ["section"]=> string(88) "akuzat-per-spiun-meta-flet-per-here-te-pare-per-mecollarin-ka-nje-element-pozitiv-111690" }