Akuzat për trafikim droge dhe dëbim nga Italia, pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:50 14-08-2019 Akuzat për trafikim droge dhe dëbim nga Italia, pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit

Pezullohet betimi i Valdrin Pjetrit për bashkinë e Shkodrës dhe konstituimi i Këshillit Bashkiak.

Shkak për këtë janë bërë akuzat e ngritura nga Partia Demokratike dhe dokumentet e publikuara nga Gazment Bardhi, ku thuhet se Pjetri është dënuar për prodhim dhe trafikim droge dhe është dëbuar nga Italia.

Burime bëjnë me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste.

Të njëjtat burime thanë se PS do të lërë në heshtje betimin derisa Prokuroria të japë një përgjigje për pastërtinë e Pjetrit.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për verifikimin e kryebashkiakut Shkodrës të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit.

Nga ana tjetër kryebashkiakes në ikje të Shkodrës Voltana Ademit i përfundon mandati më 20 gusht, por nuk dihet saktësisht data e konstituimit të Këshillit Bashkiak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075781345367432
array(1) { ["section"]=> string(89) "akuzat-per-trafikim-droge-dhe-debim-nga-italia-pezullohet-betimi-i-valdrin-pjetrit-175291" }