Erion Isufi, kunati i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ditën e sotme ka paditur kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, pasi ky i fundit tha se Isufi ka përfituar 5 vila gjatë periudhës së pandemisë.
Në dokumentin e padisë së ngritur nga Isufi, shihet se zyrat e tij janë shënuar te “ish-Sheratoni”, duke konfirmuar në njëfarë mënyre edhe akuzat e kryebashkiakut.
Bëhet fjalë për akuzat që Veliaj hodhi ndaj Lulzim Bashës për protestat në Rrugën e Kombit, ku kryebashkiaku tha se këto protesta u mbyllën pasi kryedemokrati mori “gjobën” e radhës nga Shefqet Kastratri që zotëron hotelin.
Duket se tashmë me anë të këtij dokumenti vërtetohen edhe akuzat e kryebashkiakut, ndërsa pritet të shihet nëse Veliaj do të arrijë të vërtetojë edhe akuzat për 5 vilat.