Akuzohet për atentatin ndaj Taulant Pepajt në Shkodër, flet nga arratia i kërkuari nga policia Sehar Xhenje: Nuk kam asnjë lidhje, jam i gatshëm të vij dhe të hetohem

Publikuar tek: aktualitet, më 22:25 22-02-2021 Akuzohet për atentatin ndaj Taulant Pepajt në Shkodër, flet nga arratia i kërkuari nga policia Sehar Xhenje: Nuk kam asnjë lidhje, jam i gatshëm të vij dhe të hetohem Sehar Xhenje, i akuzuar per atentatin ndaj Taulant Pepaj

Esmeraldo Hato, Shkëlzen Xhenje dhe vëllai i tij Sehar xhenje janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohen se janë autorët e atentatit ndaj Taulant Pepajt në Shkodër.

Pepaj po udhëtonte me makinën e tij në lagjen “Skanderbeg”, kur është goditur me breshëri plumbash nga një makinë tjetër në lëvizje, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Emisioni Uniko ka mundur të kontaktojë me Sehar Xhenjen në një lidhje “Skype”. AI ka thënë se ndodhet në Torino, ndërsa ka mohuar çdo akuzë që lidhet me të për përfshirjennë atentatin e së dielës, pasi thotë se ka dalë nga Shqipëria në 12 jnar të këtij viti.

Xhenja shprehet se është i gatshëm të vijë në Shqipëri dhe të hetohet për këtë ngjarje, por kërkon garanci nga shteti që t’i mundësojë rikthimin në Itali në përfundim të hetimeve.

Spartak Koka: Ku jeni aktualisht?

Sehar Xhenje: Unë ndodhem në Itali, në Torino.

Spartak Koka: Po kur keni vajtur në Torino?

Sehar Xhenje: Në datë 7 kam lënë Shqipërinë, më datë 12 kam kaluar Hungarinë, më datë 14 kam qenë në Torino. Më datë 7 Janar jam nisur prej Shqipërisë, më datë 12 kam kaluar doganën e fundit për shkak të virusit se nuk të lenin veç me pasaportë pa dokumente italiane. Kam ndejtur 5 ditë në Serbi deri sa kam kaluar. Qysh më datë 12 unë e kam lënë Shqipërinë, s’kam lidhje me Shqipërinë që më 12 Janar në orën 2:10-2:15 e natës kam kaluar doganën e fundit.

Spartak Koka: Çfarë ju lidh me Torinon?

Sehar Xhenje: Kam njerëzit e mi në Torino, këtu në Itali.

Spartak Koka: Por policia thotë që ju dilni në kamerat e sigurisë në momentin e atentatit me automjetin ku udhëtojnë dhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe vëllai juaj Shkëlzen Xhenje. Çfarë mund të na thuash për këto akuza?

Sehar Xhenje: Mund të kenë një të ngjashëm diçka të tillë.

Spartak Koka: Pra, nuk jeni ju personi që pretendon policia?

Sehar Xhenje: Jo normal, s’mund të jem unë personi përderisa jam në Itali. Policia e Shtetit mund ta verifikojë, mund t’i kontrollojë të tëra doganat, i kam rënë nga Kosova, Serbia, Hungaria, mund t’i kontrollojnë të tëra doganat, kam pasaportën me vula, kam dokumentet e agjencisë që më ka prurë këtu.

Spartak Koka: Sehar, kjo është makina tip Audi që policia pretendon se është përdorur në vendngjarje. E njihni ju këtë makinë?

Sehar Xhenje: Jo, nuk kam lidhje.

Spartak Koka: Përse mendoni se ju ka akuzuar policia? Sepse të nxjerrë emrin tuaj kot duket pak e pakuptueshme.

Sehar Xhenje: Këtë s’e di çfarë të them, mund të jetë ndonjë i ngjashëm ose diçka e tillë. Mund të akuzojnë gjithkënd, por përderisa unë nuk figuroj atje. Në qoftë se shteti shqiptar më garanton diçka, më garanton që mua të vij në Shqipëri dhe në momentin që të kryej me drejtësinë shqiptare që e vërtetojnë se jam në Europë, në qoftë se shteti shqiptar ma jep me firmë e me vulë që të më kthejnë edhe njëherë në Itali, për shkak të virusit domethënë, se unë nëse vij në Shqipëri mua më marrin në qafë…

Spartak Koka: Je gati të vish dhe të përballesh me autoritetet dhe të dorëzohesh?

Sehar Xhenje: Po, po. Ama me një kusht. Në qoftë se mua shteti shqiptar më garanton që mua më kthen edhe njëherë në Itali, me këtë kusht vij unë. Se përndryshe unë në qoftë se vij atje, s’kam të ardhme në Shqipëri. Unë kam zënë rehati këtu, ka 1 vit e gjysmë që jam rehatuar këtu. Vij në Shqipëri e rri 1 muaj, kthehem prapë në Itali, kam punën tamam. Në Shqipëri s’kam çfarë të bëj, s’kam të ardhme.

Spartak Koka: Çfarë pune bëni atje?

Sehar Xhenje: Punoj me gips.

Spartak Koka: Ka vajtur policia në shtëpinë tënde dhe ka kontaktuar për t’ju gjetur? Në shtëpinë tënde në Shkodër?

Sehar Xhenje: Ka qenë dje policia, nuk kanë mundur të hyjnë te dera për shkak se kemi një qen të madh. E kam njoftuar policin e lagjes, e kam marrë në telefon. Më tha kush je? I thashë jam Sehar Xhenja, djali i Agim Xhenjas. Agimi ka 2 djemë i thashë, jam i vogli, po të marr prej Italisë. Më keni akuzuar, i thashë, pa pasur lidhje. Ti si polic i lagjes, i thashë, duhet të shkojë të kapje babin dhe ta pyesje ku i ke fëmijët. Por jo të shkosh të më nxjerrësh mua emrin kot. Më tha, të kthej përgjigje. I kam rënë telefonit, i kam shkruajtur mesazhe, s’më është përgjigjur as polici i lagjes, polici i zonës.

Spartak Koka: Policia ka vajtur te shtëpia e juaj?

Sehar Xhenje: Po, ka vajtur sot. Kanë shkuar dje, s’kanë mundur të hyjnë në shtëpi. Kanë shkuar sot, kanë marrë babin te puna, e kanë marrë dhe i kanë thënë duam të ikim te shtëpia për kontroll. A mundesh të vish? Po i ka thënë babi. Kanë shkuar te shtëpia, kanë bërë kontrolle, s’kanë gjetur asnjë gjë.

Spartak Koka: Në kërkim është dhe vëllai juaj, Shkëlzen Xhenje. Ku është Shkëlzeni sot?

Sehar Xhenje: Nuk e di, s’kam komunikim.

Spartak Koka: Me Esmeraldo Haton, njiheni?

Sehar Xhenje: Po njihem.

Spartak Koka: Çfarë njohje keni? E keni shok?

Sehar Xhenje: Po, shok. Komshi aty, afër jemi me shtëpi.

Spartak Koka: Ju jetoni në lagjen Guerrile në Shkodër?

Sehar Xhenje: Po në Kiras.

Spartak Koka: Tauland Pepajn, shënjestrën e këtij atentati? Dhe çfarë problemesh keni patur ju apo vëllai juaj me këtë person?

Sehar Xhenje: Jo asnjë lloj problemi. Taulandin ka shumë vite që e njoh. Nuk kemi asnjë lloj problemi. E njoh si fytyrë, e kam përshëndetur në rrugë. E njoh si Tauland se shumë muhabet s’kam me të. As nuk kemi konflikt me të.

Spartak Koka: Po vëllai juaj, dini nëse ka konflikt me këtë person?

Sehar Xhenje: S’e di, ndoshta mund të kenë konflikte dhe s’më ka treguar, po unë e di që s’ka. Besoj që vëllai mund të më njoftojë për çdo gjë.

Spartak Koka: Po shoku juaj Esmeraldo Hato, në dijeninë tuaj, ka patur konflikt me këtë person?

Sehar Xhenje: Jo, s’e besoj.

Spartak Koka: Ju s’keni konflikt por nuk dini ku është vëllai juaj sot që flasim, në Shkodër, jashtë shtetit…

Sehar Xhenje: Jo nuk kam folur me të. Kam qenë dhe i trazuar për ngjarje. Se dje, me thënë të drejtën, e mora si shaka. Kur ma çoi nusja, me nisi me screenshot… Dje e mora si shaka, nuk e besova thashë kanë ngatërruar person.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Nëse na vjen një autobus me të sëmurë përzgjedhim kujt do t’i shërbejmë’, mjekët kapen me njeri-tjetrin: Jo e ke gabim (DEBATI)
Andi Bushati: Unë jam për mbyllje totale. Kryemadhin që thoshte mos mbani maskë, ta fusnin në burg! »
Article Logic
Execution time: 0.013938188552856
array(1) { ["section"]=> string(170) "akuzohet-per-atentatin-ndaj-taulant-pepajt-ne-shkoder-flet-nga-arratia-i-kerkuari-nga-policia-sehar-xhenje-nuk-kam-asnje-lidhje-jam-i-gatshem-te-vij-dhe-te-hetohem-239842" }