Akuzohet për ‘Falsifikim dokumentesh’, arrestohet zyrtari i Kadastrës së Vlorës (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 25-11-2020 Akuzohet për ‘Falsifikim dokumentesh’, arrestohet zyrtari i Kadastrës së Vlorës (EMRI)

Hidai Shenaj është 56 vjeçari i arrestuar nga Policia në Vlorë pasi Gjykata ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës kanë ndaluar shtetasin:

- Hidai Shenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjysma e shkollave online, Manastirliu tregon si do të funksionojë mësimi nga 1 dhjetori
Qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen, ulet numri i të ndëshkuarve për mos mbajtjen e maskës, gjobiten 3 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00 »
Article Logic
Execution time: 0.010892868041992
array(1) { ["section"]=> string(88) "akuzohet-per-falsifikim-dokumentesh-arrestohet-zyrtari-i-kadastres-se-vlores-emri-229080" }