Kryetari i Bashkisë së Rajonit të Liverpool, Joe Anderson ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka favorizuar në ndërtimin dhe planifikimin e zhvillimit të qytetit.
62-vjeçari akuzohet për marrje ryshfeti dhe presion ndaj dëshmitarëve.
Policia e Merseyside konfirmon se detektivët arrestuan 5 persona si përgjegjës.
Bashkia ka reaguar rreth kësaj ngjarje, teksa ka ofruar të gjithë ndihmën e saj për hetimin ndaj personave të ndaluar.