Ish-nëndrejtori i burgjeve Iljaz Labi mbi të cilin rëndon akuza për korrupsion është kërkuar masa e dënimit me 5 vite burg nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë u kërkua pezullimi i vuajtjes së dënimit.
Labi akuzohet nga prokuroria për korrupsion me tenderat e ushqimeve në burgje. I arrestuar për të njëjtat akuza është dhe Artur Zoto, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Gjithashtu Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vjet burg për Ylber Kalanë, biznesmenin që favorizohej me tenderat e ushqimit, por edhe për të organi i akuzës kërkoi shuarjen e dënimit.