Akuzohet për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale

Publikuar tek: rajon, më 08:32 28-10-2020 Akuzohet për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale Salih Mustafa ne Hage

Ish-komandanti i UÇK-së Salih Musfata do të dalë sot para Gjykatës Speciale ku duhet të deklraohet nëse i pranon akuzat e Prokurorit të Specializuar për krime lufte, apo jo.

Seanca dëgjimore për Mustafën do të mbahet sot në orën 15:00, ndërsa në dy seancat e mëparshme, në 28 shtator dhe 5 tetor 2020, nuk ka pranuar të deklarohet. Sipas procedurës, ai ka afat 30 ditë nga paraqitja e parë para gjykatës, të pranojë fajësinë ose jo, afati i cili përfundon sot.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në paraburgimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, po atë ditë. Aktakuza e ngarkon atë me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Prokurori i Specializuar njoftoi se do të ketë të paktën 16 dëshmitarë në rastin kundër Mustafës, si dhe evidencë të shkruar dhe fotografi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Abazovic refuzon postet e ofruara nga qeveria e re në Mal të Zi
»
Article Logic
Execution time: 0.012574911117554
array(1) { ["section"]=> string(100) "akuzohet-per-krime-lufte-ish-komandanti-i-uck-se-salih-mustafa-del-sot-para-gjykates-speciale-225458" }