Ka ardhur menjëherë reagimi i rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, pas lajmit se është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe së shpejti pritet të thirret para organit ligjizbatues.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, rektori i bën thirrje institucionit të Porkurorisë për hetim të plotë dhe të shpejtë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme, dhe i ofron gjithë mbështetjen personale hetimeve.
Reagimi i plotë:
Deklaratë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni Bazuar në publikimet në media ditën e mërkurë datë 18.04.2018, shpreh mbështetjen personale dhe institucionale për hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu i bëj thirrje Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ndërmarrin një hetim të plotë, të shpejtë dhe të thelluar. Në mënyrë të përsëritur, i bëj kerkese organeve kompetente të drejtësisë të ndërmarrin një hetim të plotë mbi të gjithë aktivitetin financiar të Universitetit të Tiranës në 10 vitet e fundit deri në ditën e sotme.