Akuzohet për shpërdorim detyre, reagon Kryetari i bashkisë Rrogozhinë

Publikuar tek: politike, më 21:02 20-02-2018 Akuzohet për shpërdorim detyre, reagon Kryetari i bashkisë Rrogozhinë

Kreu i bashkisë Rogozhinë Beqir Nuredini ka reaguar pasi Gjykata vendosi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" dhe i bllokoi pashaportën. 

Nuredini u shpreh se masa që është marrë për të ka qënë e papritur, dhe se gjithmonë ka qënë i gatshëm ndaj hetimeve.

Sakaq, shprehet se ka vendosur në dispozicion çdo dëshmi, duke mbetur i hapur ndaj hetimeve.

Reagimi i plotë:

Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji për përcjelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë.

Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse.

Masa ‘Detyrim Paraqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qene gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicion të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithësi mbeten i hapur për çdo hetim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011050939559937
array(1) { ["section"]=> string(75) "akuzohet-per-shperdorim-detyre-reagon-kryetari-i-bashkise-rrogozhine-110908" }