Akuzoi kapitenerinë e PORTIT për largim të jahtit LUKSOZ, drejtori publikon DOKUMENTAT dhe i kthehet keq Tares: O shenjtor për të zhvatur në kohë pandemie trillon dhunë… (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:30 06-04-2020 Akuzoi kapitenerinë e PORTIT për largim të jahtit LUKSOZ, drejtori publikon DOKUMENTAT dhe i kthehet keq Tares: O shenjtor për të zhvatur në kohë pandemie trillon dhunë… (E PLOTË)

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare Paulin Ndreu i është përgjigjur ish-drejtorit të agjencisë së mbrojtjes së bregdetit Auron Tares, i cili ditën djeshme e quajti sknadaloz moslejimin e jahtit luksoz “Malteze Falcone” në Portin e Durrësit.

Tare u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me mënyrën sesi duhet të reagojnë autoritetet, duke i krahasuar drejtuesit e portit, me Mihalin nga Qeparoi, që vitin e kaluar u bë persozhi më i urryer ndër shqiptarë, pasi përzuri me hu dhe me dru disa turistë spanjollë nga restoranti i vet.

Nga ana tjetër, Ndreu deklaron se Tare krijon situata për të zhvatur në kohën e pandemisë, dhe këto i shet si dhunim të turizmit.

Ai ka publikuar edhe dokumentat dhe e cilëson këtë një sajesë  të Tares, pasi sipas Ndreut ky i fundit i ka premtuar jahtit, që ta fusë 2 javë në port duke zënë kalaten për interesa private të tij në këtë kohë krize.

Më tej Ndreu e quan Taren një shenjtor, ndërsa thekson se jahti nuk është larguar, por i është thënë të dali në radë të portit deri sa të vijë furnizimi i naftës ditën e hënë.

Shkruan Paulin Ndreu:

Edhe ne pandemi disa duan te zhvasin !

Nje pergjigje per Auron Taren

Auron Tare krijon situata per te fituar e zhvatur ne kohen pademie, dhe keto na i shet si dhunim te turizmit. Te gjitha keto vetem e vetem qe ai te beje ligjin ne porte si në Durres e ne Sarande me presione dhe duke dhunuar institucionet shteterore. Ai arrin deri aty sa krijon skena duke provokuar fyer sharë dhe denigruar inspektorin e kapitenerise ne zyren e tij,me arsyen se ai do te jete padron i portit edhe ne kohe pandemie dhe atij nuk duhet tia prishe askush.

Une per etike nuk po i pergjigjem me te tilla sajesa por po deklaroj se Auron Tare ka genjyer jahtin se pari dhe autoritetet Shqiptare, pasi jahtit i ka premtuar qe ta fuse 2 jave ne port duke zene kalaten per interesa private te tij ne kete kohe krize. Jahti ka qendruar 24 ore ne port që premten deri te shtunen dhe nuk ka marre furnizim as nuk ka kerkuar furnizim duke u justifikuar se do e marr javes tjeter po ti duhet. Ne kontaktet qe ka bere autoriteti i Kontrollit Shteteror Portual i eshte thene nga kapiteni se kam marre leje te qendroj dy jave ne port. Jahtin nuk eshte larguar por i eshte thene te dali ne rade te portit deri sa te vije furnizimi i naftes te henen pasi e gjjthe skema ishte mashtim. Jahti ka qendruar ne raden e porti nga e shtuna deri te dielen dhe pasi nuk mundi te siguronte qendrim dy javor ne port eshte larguar pa kerkuar furnizim apo ushqime. E gjitha pjesa tjeter nga Auron Tare eshte trillim dhe sot ka shpethyer ne shpifje duke mbush mediat se ne qenkemi Mihalet ndersa ai qenka shenjtori.

Me poshte dokumentat qe vertetojne se kemi te drejte

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/ish-drejtori-i-turizmit-akuzon-kapitenerine-e-portit-ti-nuk-ndryshon-nga-mihali-i-qeparoit-si-e-kercenove-me-burg-kapitenin-e-anijes-se-huaj-u-perzu-nga-porti-jahti-luksoz-201456#

92245143_841552693006728_1580408876707086336_n.jpg92281536_2969267393130816_2687522179985178624_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091979503631592
array(1) { ["section"]=> string(181) "akuzoi-kapitenerine-e-portit-per-largim-te-jahtit-luksoz-drejtori-publikon-dokumentat-dhe-i-kthehet-keq-tares-o-shenjtor-per-te-zhvatur-ne-kohe-pandemie-trillon-dhune-e-plote-201510" }