Milaim Bellanica, personi që regjistroi me kamer masakrën e Krushës në 1 prill të vitit 1999 dhe akuzon Lulzim Bashën që ia ka marrë këtë kasetë dhe nuk ia ka kthyer kurrë, tregon se përse ka mllef ndaj kryedemokratit.
Ai thotë se Basha i premtoi se do ta bashkonte me familjen dhe do ta largonte nga Shqipëria, por kjo nuk ka ndodhur dhe Basha nuk e ka mbajtur premtimin.
“Ku të të çojmë. I kam thënë kam njerëz në Holandë dhe në Gjermani, Më çoni ku të kemi mundësi. Vetëm për këtë e kam akuzar Bashën. Kasetat nuk kanë ku të shkojnë, do dalin. Më tha se do të më bashkonte me familjen dhe se do largonte nga Shqipëria. Prandaj kam mllef ndaj tij,”-u shpreh ai.