Alarm dhe frikë nga përhapja e “orizit plastik’ në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 14:14 14-09-2016 Alarm dhe frikë nga përhapja e “orizit plastik’ në Shqipëri

Alarm dhe panik është përhapur në Europën Perëndimore, por tani po përfshin dhe Shqipërinë.

Shqiptarët janë të rrezikuar jo vetëm nga sallami, bulmeti, buka, ëmbëlsirat, mielli, biskotat, mishi dhe pijet që prodhohen, importohen apo tregtohen në Shqipëri, por edhe nga “orizi plastik”.

Që në shtator të vitit 2013, Komisioni Evropian raportoi që produktet e orizit me origjinë kineze ishin të përfshira në Direktivën 2013/287/EU, e cila theksonte se “produktet e orizit me origjinë nga Kina mund të lejohen në qarkullim, vetëm nëse shoqërohen me një raport analitik, ku tregohet se nuk janë produkte të modifikuara gjenetikisht.

Sipas portalit “agroweb.org”, jepet alarmi për futjen në tregun shqiptar të “orizit plastik”, të importuar nga Kina, pasi na shitën lodrat plastike, tashmë trafikantët kinezë të ushqimeve, kanë shqyer me korrupsion portat e kufijve dhe doganave shqiptare, për të future në treg “orizin plastik”, raporton Telegraf.

Ky lloj orizi, që nëse e vendos në zjarr shkrin si kauçuk e plasmas, thuhet se është futur në sasi të mëdha në Shqipëri dhe po testohet për treg, duke eksperimentuar përzierje me 30% oriz natyral.

Po çfarë është ky lloj orizi dhe nga vjen?

Ky lloj orizi është shpikur në Kinë. Siç dihet, Kina është një nga vendet më të mëdha në botë, popullsia në rritje e së cilit është transformuar në një problem të mirëfilltë ekonomik.

Burimet ushqimore të këtij vendi, janë të pamjaftueshme për të ofruar siguri për popullatën dhe kjo është arsyeja kryesore përse fenomeni i falsitetit dhe mashtrimit ushqimor është në majën më të lartë, duke rrezikuar jetët e të gjitha vendeve që kanë partneritet ekonomik me Kinën, përfshirë Shqipërinë.

Orizi është pjesë e çdo gatimi në vendet Aziatike dhe konsumohet rregullisht çdo ditë. Nga Azia, orizi eksportohet në shumicën e vendeve perëndimore. Por tani rreziku i eksportit të orizit plastik në këto vende ka shkaktuar alarm dhe frikë. Raste të orizit plastik janë identifikuar në Indi, Indonezi, Vietnam dhe Singapor.

 Në vitin 2013, Parlamenti Evropian kërkoi më shumë sqarime nga Komisioni Evropian në lidhje me parandalimin e hyrjes së orizit plastik në vendet e BE­-së sipas legjislacionin në fuqi.

 Asokohe vetë Britania e Madhe theksoi rëndësinë e diskutimit dhe zbatimit të një mbrojtje më të madhe ligjore ndaj futjes së këtij orizi në territorin Evropian. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030270099639893
array(1) { ["section"]=> string(63) "alarm-dhe-frike-nga-perhapja-e-orizit-plastik-ne-shqiperi-52885" }