Alarm fals për bombë në shkollën ''Hysen Çela'' në Durrës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 16-03-2015 Alarm fals për bombë në shkollën ''Hysen Çela'' në Durrës Shkolla e Mesme ''Hysen Çela'' në Durrës ku është gjetur pakoja e dyshimtë

Ka rezultuar fals alarmi për bombë në Durrës, te shkolla e mesme ''Hysni Çela'', pranë Drejtorisë Rajonale Arsimore. Një telefonatë që në mëngjes ka vënë në lëvizje efektivët e policisë për të shkuar në vendngjarje. Ekspertët antieksplozivë kanë mbërritur nga Tirana dhe kanë gjetur një pako të mbështjellë me natriban në portën hyrëse të shkollës, me disa fije dhe një celular. Por pas veprimeve në pako nuk kishte eksploziv. Dyshohet se ndonjë nxënës i shkollës i ka bërë policisë këtë ''rreng'', por ai do të hetohet.

Telefonuesi, i cili dyshohet të jetë një nxënës, i ka thënë policisë se dyshon për një pako të vendosur se mund të ketë eksploziv. Në këtë zonë ndodhen edhe 2 shkolla të tjera..

Forca të shumta policie u nisën drejt vendngjarjes, po kështu edhe ekspertët anti-eksplozivë pas telefonatës së personit anonim në sallën operative të policisë. Ata rrethuan zonën dhe vunë perimetrin e sigurisë si dhe evakuan gjithë të pranishmit. Procedurat nisën me ndërprerjen e valëve telefonike me një pajisje dhe më pas me shpërthim të kontrolluar.

Pasi specialistët nuk gjetën gjë, ka nis hetimi mbi telefonuesin dhe autorin e ngjarjes. Një nga dyshimet është edhe ''loja'' që mund të bëjë ndonjë nxënës i shkollës që nuk ka dëshiruar që sot të zhvillohet mësimi, si arsye për ndonjë provim që mund të ketë patur.

Alarmet për bombë janë bërë të shpeshta këto ditë në kryeqytet. Vetëm dje u dha alarm për një valixhe të dyshimtë para RTSH-së në Tiranë. Durrësi duket se përmendet sot për herë të parë për një alarm për bombë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koncensioni i parkimeve në Vlorë 100 milionë lekë, ja harta e rrugëve me pagesë
Gazetari me azil në Belgjikë flet për Sokol Olldashin. Fatos Mahmutaj: U vra, vrasësi u fsheh në një qytet të Shqipërisë së Mesme »
Article Logic
Execution time: 0.011675119400024
array(1) { ["section"]=> string(55) "alarm-fals-per-bombe-ne-shkollen-hysen-cela-durres-6008" }