ALARM i KUQ te Infektivi, 2 gra të vdekura nga Tirana, ja sa të infektuar me COVID janë në 24 orët e fundit

Publikuar tek: aktualitet, më 10:33 04-07-2020 ALARM i KUQ te Infektivi, 2 gra të vdekura nga Tirana, ja sa të infektuar me COVID janë në 24 orët e fundit Mirela Cami

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa ka patur edhe dy gra të vdekura, një 63 vje♪5are dhe një tjetër 73 vjeçare, të dyja nga Tirana.

Situatë e rëndë paraqitet edhe te spitali Infektiv, pasi janë 88 të shtruar, nga të cilët 8 në terapi intensive dhe një i intubuar.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë nxit bizneset dhe institucionet për aplikimin e punës alternative nga shtëpia, për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Përdorimi i maskës domosdoshmëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje secilit prej jush: tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv.

Aktualisht po trajtohen 88 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.

Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.

Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura. Suksesi do të varet nga sjellja individuale e çdo qytetari.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (4 Korrik 2020)

Testime totale                         28409

Raste pozitive                          2819

Raste të shëruara                      1637

Raste Aktive                             1108

Humbje jete                              74 (Qarku Tiranë 41, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 428

Durrës             199

Shkodër 164

Vlorë   115

Fier      46

Lezhë 59

Korçë   35

Kukës 20

Elbasan 16

Gjirokastër 10

Berat    8

Dibër   8

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010247945785522
array(1) { ["section"]=> string(112) "alarm-i-kuq-te-infektivi-2-gra-te-vdekura-nga-tirana-ja-sa-te-infektuar-me-covid-jane-ne-24-oret-e-fundit-212782" }