Qyteti i Elbasanit ndodhet në panik në këto momente.
Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e cila ka marrë masa të rrepta sigurie.
Mësohet se një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë teatrit “Skampa”. Policia ka marrë masa duke futur në perimetër sigurie gjithë zonën dhe po punon për të zbuluar se çfarë fshihet në atë valixhe të dyshimtë.
Sipas të dhënave të para, njoftimi për bombë u bë në sallën operative të policisë përmes telefonit dhe se pakoja e dyshimte është gjetur pranë rrugës “Qemal Stafa” të qytetit të Elbasanit. Kjo situatë ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga policia, e cila po punon për zbardhjen e ngjarjes. Newsbomb.al do t’ju mbajë të informuar për çdo detaj të kësaj ngjarje.