Alarm në FRANCË! Sulmohet policia në mes të qytetit, mediat: Autori thirri “Allah Akbar”

Publikuar tek: bota, më 11:58 29-10-2020 Alarm në FRANCË! Sulmohet policia në mes të qytetit, mediat: Autori thirri “Allah Akbar”

Një person është qëlluar për vdekje, pasi sulmoi policinë pak çaste më parë në Avignon të Francës.

Sipas mediave vendase, një burrë i armatosur dyshohet se u përpoq që të sulmonte policinë, rreth orës 11:15 të ditës së sotme.

Burime nga policia për gazetën "Europa 1", mësojnë se burri kishte bërtitur "Allah Akbar" dhe kërcënoi policët me thikë, të cilët u përgjigjën me zjarr duke e vrarë në vend. Në lidhje me këtë çështje është hapur edhe një hetim.

Ky sulm vjen dy orë pas sulmit në Nice, ku humbën jetën tre persona në mënyrë makabre. Ngjarja ndodhi në bazilikën e Notre-Dame-de-l'Assomption. Menjëherë pas ngjarjes sulmuesi është arrestuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Krerët e Francës mblidhen me urgjencë në Pallatin e ‘krizave’, dy të vdekur nga sulmi terrorist në Nice, njërit iu pre koka; Autori u fsheh në tualetin e Notre-Dame
Sulmi terrorist në Francë, reagon presidenti i Parlamentit Europian: Të bashkohemi kundër dhunës »
Article Logic
Execution time: 0.010787010192871
array(1) { ["section"]=> string(90) "alarm-ne-france-sulmohet-policia-ne-mes-te-qytetit-mediat-autori-thirri-allah-akbar-225620" }