Alarm në Itali, sekuestrohen 92 mijë vezë të infektuara

Publikuar tek: bota, më 16:58 23-08-2017 Alarm në Itali, sekuestrohen 92 mijë vezë të infektuara

Autoritetet italiane kanë sekuestruar sot 92 mijë vezë të prekura nga “Inskticidi Fipronil”.

60 mijë vezë të sekuestruara ishin të destinuara të përdoreshin nga 32 mijë konsumatorë.

Gjithashu janë vënë nën sekuestrim 3 ferma me rreth 27 mijë pula si dhe një qëndër amballazhimi vezësh.

Për infektimin e vezëve autoritetet italane kanë dhënë dy hipoteza të mundshme.

E para i përket dyshimit të aktivitetit të dizinfektimit të terrenit pa praninë e kafshëve me insekticide që përmbajnë Fipronil dhe hipoteza e dytë e mundshme ka të bëjë me futjen ilegale të Fipronilit në ushqimin e pulave.

Deri më tani Ministria Italiane e Shëndetësisë ka kryer rreth 253 inspektime në ferma e në qëndra shpërndarje e përpunimi vezësh. Shumë shpejt priten rezultatet e analizave për rreth 107 kampionë vezësh, ndërkohë inspektimi nëpër ferma vazhdonb ende.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rreth 34 miliard litra ujë pritet të shpërthejnë nga ky liqen
Mos e humbisni, do mbeteni pa fjalë! A mund të jetë kjo puna më e mirë në botë? (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010720014572144
array(1) { ["section"]=> string(60) "alarm-ne-itali-sekuestrohen-92-mije-veze-te-infektuara-89950" }