Alarm në kampionatin shqiptar: Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:42 08-07-2020 Alarm në kampionatin shqiptar: Dy lojtarë të Partizanit infektohen me koronavirus (EMRAT)

Dy lojtarë të ekipit të Partizanit kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lojtarët që kanë shfaqur simptomat dhe kanë rezultuar me Covid-19 pas kryerjes së testit janë mbrojtësi rumun i Partizanit Deian Boldor, dhe mesfushori shqiptar nga Maqedonia Besnik Ferati.

Klubi i Partizanit bën me dije se të dy futbollistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpitë e tyre. Sipas rregullave të vendosura para hapjes së kampionatit, pritet që e gjithë pjesa tjetër e klubit të kryejë testin për koronavirusin.

Njoftimi i klubit të Partizanit:

FK Partizani njofton se dy prej pjestarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjestar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet  protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesen tjetër të skuadrës dhe stafit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099930763244629
array(1) { ["section"]=> string(93) "alarm-ne-kampionatin-shqiptar-dy-lojtare-te-partizanit-infektohen-me-koronavirus-emrat-213268" }