Alarm në qendër të Brukselit, policia i kërkon njerëzve të largohen nga dritaret

Publikuar tek: bota, më 19:44 22-11-2015 Alarm në qendër të Brukselit, policia i kërkon njerëzve të largohen nga dritaret

Një situatë alarmi është përhapur në qendër të Brukselit ku policia po ndërmeerr një aksion pas një kërcënimi terrorist.

Policia nuk ka dhënë detaje për kërcënimin, por një ushtar belg mësohet t’i ketë thënë reporterit amerikan se askush nuk lejohet të dalë apo të hyjë në hotelin ku qëndrojnë gazetarë të shumtë në qendër të Brukselit.

Reporteri i “Channel 4 News” shkruan në Tëitter se hoteli i tij është i blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa pak më parë iu është bërë thirrje të gjithë banorëve që të mos qëndrojnë në dritaret e apartamenteve të tyre.

Sipas “The Brussels Times” policia belge ka arrestuar 6 persona me shtetësi britanike, ndërsa raportohet se në shoqërimin e forcave të armatosura janë parë “njerëz me mjerka”.

Forcat speciale belge përdorin autobusët për të bllokuar rrugët ndërsa operacioni po vijon.

CUcSof_WIAAQXPm.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011238098144531
array(1) { ["section"]=> string(85) "alarm-ne-qender-te-brukselit-policia-i-kerkon-njerezve-te-largohen-nga-dritaret-26044" }