Alarm në Rusi, epidemia e Antraksit prek dhjetëra persona

Publikuar tek: bota, më 14:10 02-08-2016 Alarm në Rusi, epidemia e Antraksit prek dhjetëra persona

Nëntëdhjetë persona janë duke kaluar nëpër kontrolle në spitalet e Rusisë Veriore për shkak të bakterit që vrau një djalë të hënën, raporton Tass news agency.

Midis tyre 50 janë fëmijë. Tetë persona janë konfirmuar si të infektuar me antraksit, një sëmundje e rrallë bakteriale por vdekjeprurëse.

Ai besohet të jetë përhapur nga dreri verior. Më shumë se 2,300 drerë kanë vdekur nga ky bakter, në rajonin Yamalo-Nenets të Siberisë.

Tufat e familjes së drerëve janë evakuuar 60 km larg zonës së infektuar. Besohet se Vala e të nxehtit ka nxitur sëmundjen.

Temperaturat në zonën e rrezikut , tani të qëndrueshme kanë kaluar në 35C. Rusia ka dërguar trupa të trajnuar për luftën biologjike për të ndihmuar lidhur me gjendjen emergjente.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 30 të vdekur nga bombardimet e rebelëve në Aleppo të Sirisë
Siria sulmohet me gaz klori, helikopteri e shpërndan nga lart »
Article Logic
Execution time: 0.012046098709106
array(1) { ["section"]=> string(62) "alarm-ne-rusi-epidemia-e-antraksit-prek-dhjetera-persona-48505" }