Shirat e rrëmbyeshëm në Tepelenë kanë bërë që një sasi e madhe dheu të rrëshkasë duke dëmtuar ujësjellësin e qytetit.
Nga dëmtimi i stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm, janë përmbytur disa banesa dhe disa të tjera janë në rrezik.
Sipas informacioneve, furnizimi me ujë të pijshëm i zonave përreth do të bëhet me orar të reduktuar.