Alarm për bombë në Parkun Rinia, gjendet një çantë me mbishkrimin ‘’Mos e Prek’’ në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 07-03-2015 Alarm për bombë në Parkun Rinia, gjendet një çantë me mbishkrimin ‘’Mos e Prek’’ në Tiranë Parku Rinia

Një çantë e dyshimtë ka vënë në lëvizje të gjithë efektivët antieksplozivë dhe ata të policisë për të evakuar të gjithë qytetarët që ndodhen  tek Parku Rinia në Tiranë.

Një kalimtar ka pikasur një çantë të dyshimtë ngjyrë blu, ku  sipër saj ishte shkruar: “Mos e prek’’. Ai ka lajmëruar menjëherë policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Policia ka rrethuar zonën duke evakuar të gjithë qytetarët  që ndodheshin në perimetrin e rrezikshmërisë por edhe ata pak më larg. Parku Rinia sot ka qenë i mbushur me njerëz, pasi duke qenë fundjavë, qytetarët e zgjedhin për të kaluar orët e paradites. 

Po kështu janë mbyllur të gjitha lokalet dhe dyqanet në këtë zonë. Specialistët janë duke punuar për të parë se çfarë ka çanta e dyshimtë dhe nëse ka sasi eksplozivi për ta çaktivizuar atë.

Parku ndodhet në qendër të Tiranës, në një nga zonat më të populluara me kalimtarë dhe një shpërthim me eksploziv do të ishte fatal. Pranë parkut ndodhet edhe Ministria e Mbrojtjes. Ngjarjet me eksploziv në kryeqytetin shqiptar janë bërë të zakonshme, që pas shpërthimit të farmacisë së babait të ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, ish-shefit të Komisariatit Nr.3 Alfred Nomanit dhe 3 alarmeve të tjera për bombë. Jo më larg se dje u zbulua në Tiranë një pako eksploziv, vendosur në qepenin e një Internet-Kafe në zonën e Brrylit që fatmirësisht u zbulua nga policia në kohë dhe nuk u shpërthye.

parkurinia4

Parku Rinia dhe zona përreth

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Prokurori: I gatshëm të ballafaqohem me Doshin dhe Berishën, videoja është e Tomës me Tomën
Edi mbeti pa Vizën e vet »
Article Logic
Execution time: 0.01495099067688
array(1) { ["section"]=> string(90) "alarm-per-bombe-ne-parkun-rinia-gjendet-nje-cante-me-mbishkrimin-mos-e-prek-ne-tirane-5202" }