Një alarm për bombë në qendrën tregtare Tirana East Gate ka rezultuar fals. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Newsbomb.al në Policinë e Tiranës. Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që qendra tregtare është evakuuar menjëherë. Por pas kqyrjes së vendit ka rezultuar se alarmi ka qenë fals dhe nuk ka patur bombë.
Newsbomb.al mësoi se policisë i ka mbërritur një telefonatë, e cila ka vënë në levizje efektivët. Në vendngjarje kanë shkuar edhe efektivët anti-eksplozivë duke vëne edhe perimetrim e sigurisë.
Pas kqyrjes së vendit, ekspertët verifikuan se nuk kishte eksploziv. Sot Shqipëria është në gjendje alarmi dhe policia ka marrë masa të rrepta për kontrolle në vendet publike në gjithë Tiranën.