Alarm, ushqimet e derrit dhe disa produkte tjera infektojnë njerëzit me hepatit E: 150,000 deri 200,000 persona në vit

Publikuar tek: bota, më 17:09 22-08-2017 Alarm, ushqimet e derrit dhe disa produkte tjera infektojnë njerëzit me hepatit E: 150,000 deri 200,000 persona në vit

Një supermarket në Angli ka infektuar njerëzit me hepatit pas konsumimit të disa produkteve të derrit.

Shëndeti Publik Angli refuzon të tregojë emrin e supermarketit që ka infektuar njerëzit me hepatit E dhe për këtë gjë kanë marrë kritika të shumta.

Blerësit mund të jenë infektuar me virusin e hepatitit E pas konsumimit të produkteve të derrit nga një supermarket i caktuar.

ICYMI, Shëndeti Publik paralajmëroi gjatë fundjavës se virusi mund të ishte transmetuar pa qëllim në mijëra njerëz përmes produkteve të derrit nga Evropa.

Pas një hulumtimi të 60 pacientëve të infektuar me virusi u gjet se të gjithë konsumonin shpesh salcice dhe proshutë nga një dyqan.

Specialistët gjithashtu gjetën se produktet e derrave të importuara infektojnë rreth 150,000 deri 200,000 njerëz britanikë në vit me këtë virus.

Sipas një raporti të muajit të kaluar, PHE tha se sasia e virusit nuk u zbulua tek derrat britanikë, që do të thotë se kjo mund të jetë si rezultat i produkteve që vijnë jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Kjo gjë përbën rrezik edhe për vendet  e tjera./Newsbomb.al/

fdfffff.jpg

ghhhjgjgj.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015923023223877
array(1) { ["section"]=> string(122) "alarm-ushqimet-e-derrit-dhe-disa-produkte-tjera-infektojne-njerezit-me-hepatit-e-150-000-deri-200-000-persona-ne-vit-89846" }