Alarmante, 30 % e të rinjve as në shkollë e as në punë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:01 09-05-2017 Alarmante, 30 % e të rinjve as në shkollë e as në punë

Papunësia vijon të mbetet një problem shumë i madh në shoqërinë shqiptare. Gjatë vitit të kaluar të rinjtë e moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 30% të të rinjve gjithsej, një shifër shumë e lartë.

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, publikuar nga INSTAT, gjatë vitit 2016, numri i personave në forcën e punës është 1.365 mijë persona. Femrat përbëjnë 43,4 % të forcës së punës dhe meshkujt 56,6 %.

Të punësuar janë 1.157 mijë persona, ku femrat përbëjnë 43,8 % të të punësuarve dhe meshkujt 56,2 %.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66,2 %.

Sipas IINSTAT, sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2% dhe 40,4% të të punësuarve gjithsej.

Shkalla zyrtare e papunësisë, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 15,2 %.  Krahasuar me vitin 2015, shkalla zyrtare e papunësisë ka rënë me 1,9 pikë përqindje.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 28,9 %, (29,7 % për meshkujt dhe 27,8 % për femrat). Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 4,3 pikë përqindje.

12112.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020011901855469
array(1) { ["section"]=> string(57) "alarmante-30-e-te-rinjve-as-ne-shkolle-e-as-ne-pune-77969" }