Alarmante, AKU aksion në restorante: Theren kafshë, mbajnë mish të ndenjur në dhoma frigoriferike (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 07-01-2018 Alarmante, AKU aksion në restorante: Theren kafshë, mbajnë mish të ndenjur në dhoma frigoriferike (FOTO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndërmori sot një aksion në restorantin Brazili, në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, pas informacioneve të marra se në atë vend thereshin kafshë, veçanërisht të imëta. 

Trupat inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonale e AKU, e cila aktualisht ndodhet në ambientet e restorantit, konstatuan se 50 ngarkesa qingji ndodhen në një dhomë frigoriferike, të pavulosura në ambientet e pacertifikuara.

AKU, dyshon se kafshët thereshin në ambientet ku mbaheshin,ndërsa administratori i subjektit nuk tregon vendin apo thertoren ku mund të jenë therur.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe Antikrimit Ekonomik.

26693982_10211761120405517_258155996_n.jpg

26696801_10211761120085509_432890429_n_1.jpg

26753808_10211761119445493_452798858_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 20- vjeçari nga Fieri plagoset me armë në kokë, ndihmë urgjente në spital
LAJM I FUNDIT/ Ndërron 20- vjeçari që u vetëplagos me armë në kokë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012912034988403
array(1) { ["section"]=> string(106) "alarmante-aku-aksion-ne-restorante-theren-kafshe-mbajne-mish-te-ndenjur-ne-dhoma-frigoriferike-foto-105747" }