ALARMANTE, çifti spanjoll dhe 11 fëmijët e tyre të infektur me covid-19, të gjithë në izolim

Publikuar tek: bota, më 16:34 04-04-2020 ALARMANTE, çifti spanjoll dhe 11 fëmijët e tyre të infektur me covid-19, të gjithë në izolim

Një çift spanjoll së bashku me 11 fëmijët e tyre janë infektuar nga koronavirusi dhe për këtë arsye janë futur në izolim të rreptë. Ata janë në shtëpinë e tyre në Valladoid të Spanjës, të vetëkarantinuar, pasi u infektuan të gjithë me virusin vdekjeprurës.

Mamaja, Irene Gervas, ishte e para që rezultoi pozitive, më pas bashkëshorti Jose e fëmijët.

"Fëmijët u prekën një nga një. Disa prej tyre po e përjetojnë atë më mirë dhe disa prej tyre pak më keq. Fëmijët sëmuren një ditë, kanë dhimbje koke, të vjella dhe pas kësaj ndihen mirë. Ditën tjetër as nuk mbajnë mend", u tha Jose mediave.

E gjithë familja ndodhet në izolim të rreptë që prej 14 marsit, pasi përbëjnë rrezik për pjesën tjetër të shoqërisë.

Mediat lokale thanë se familja po mbështetet tek të afërmit dhe djali i tyre 14-vjeçar lejohet të dalë në farmaci për aq kohë sa ai vesh një maskë për fytyrën dhe dorezat.

Fëmijët raportohet se po shkollohen në shtëpi duke përdorur laptopë, tablet dhe telefona celularë.

26772322-8184621-image-a-105_1585921244885.jpg

Ndërkohë në Spanjë numërohen 124.736 të infektuar, 11.744 viktima, 34.219 të shëruar ndërsa 6416 janë në gjendje kritike.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094950199127197
array(1) { ["section"]=> string(97) "alarmante-cifti-spanjoll-dhe-11-femijet-e-tyre-te-infektur-me-covid-19-te-gjithe-ne-izolim-201346" }