Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shtëpia e Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë.
Një 12 vjeçar me inicialet O.M është larguar në drejtim të paditur. Kallëzimi është bërë në polici nga punonjësja e shtëpisë së fëmijës.
12 vjeçari ishte çuar në jetimore nga një organizatë më datën 29 mars por vogëlushi që i përket komunitetit rom është larguar dhe vendodhja e tij nuk dihet ende.
Policia është vënë në kërkim të 12 vjeçarit.