Alarmante/ Naftëtarët e nisur me këmbë drejt Tiranës bllokohen në acar, apel për ndihmë urgjente

Publikuar tek: aktualitet, më 01:08 28-12-2017 Alarmante/ Naftëtarët e nisur me këmbë drejt Tiranës bllokohen në acar, apel për ndihmë urgjente

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh janë bllokuar në mes të rrugës gjatë marshimit të tyre drejt Tiranës ku do të protestojnë në kërkim të pagave të prapambetura.

Mësohet se nafëtarët janë bllokuar në mes të rrugës dhe kanë gjetur strehim në qendrën sociale "Logu i Shkëndijës". Ata bëjnë apel për ndihma në batanije për shkak të temperaturave tepër të ulëta.

Protestuesit janë ndarë në dy grupe. Një grup vijon marshimin në këmbë dhe ndodhet aktualisht pranë Durrësit, ndërsa grupi tjetër pretendon se është zbritur me forcë nga autobusi i vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme.

Ata shprehen se prefekti i Fierit u ka propozuar të kthehen pas, por e kanë refuzuar duke thënë se do vijojnë protestën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025546073913574
array(1) { ["section"]=> string(101) "alarmante-naftetaret-e-nisur-me-kembe-drejt-tiranes-bllokohen-ne-acar-apel-per-ndihme-urgjente-104603" }