Alarmante në Londër, edhe 600 kulla rrezikojnë zjarrin si “Grenfell Tower”

Publikuar tek: bota, më 13:31 23-06-2017 Alarmante në Londër, edhe 600 kulla rrezikojnë zjarrin si “Grenfell Tower”

Panik në Londër pas zbulimit të shkakut të vërtetë që shkaktoi zjarrin masiv në kullën 24 katëshe “Grenfell Tower”.

Shkak i zjarrit sipas njoftimit zyrtar të policisë u bë përfshirja në flakë e një frigoriferi për shkak të një defekti, zjarr që u përhap me shpejtësi në të gjithë apartamentin.

Zjarri u përhap me shpejtësi duke prekur pjesën e jashtme të pallatit gjigand, i cili pas hetimeve nuk i kishte kaluar testet e sigurisë.

Paniku në Londër është përhapur për shkak se në të njëjtën gjendje janë edhe kulla të tjera të larta, çka shton rrezikun e përsëritjes së tragjedisë në raste zjarresh.

Nga ky rast humbën jetën 80 pesona, shumë të tjerë janë plagosur, ndërsa ka ende shumë të zhdukur në mes flakëve masive. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Re të mistershme në qiellin gjerman, çfarë po ndodh? (FOTO TË RRALLA)
Obama kritikon ashpër planet e Trump »
Article Logic
Execution time: 0.010425090789795
array(1) { ["section"]=> string(77) "alarmante-ne-londer-edhe-600-kulla-rrezikojne-zjarrin-si-grenfell-tower-83558" }