ALARMANTE: Pak orë më parë vdiq vogëlushi vetëm 3 vjeç, gripi i merr jetën edhe dy personave

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 17-01-2017 ALARMANTE: Pak orë më parë vdiq vogëlushi vetëm 3 vjeç, gripi i merr jetën edhe dy personave

Ditën e sotme një fëmijë nga Lezha vetëm 3 vjeç ka humbur jetën si pasojë e gripit por Ministria e Shëndetësisë njofton se dy viktima të tjera si pasojë e gripit janë regjistruar ndërkohë.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë informon se: Pacientja S. S., 82 vjeç, banuese në Vlorë, shtruar në shërbimin infektiv, dhe më tej në reanimacionin e spitalit rajonal të Vlorës në datë 01/01/2017, me diagnozë, "Insufiçencë multiorganore, post-gjendje febrile," ka ndërruar jetë në datë 14/01/2017. Mostrat e ekzaminuara nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë se pacientja ishte e prekur edhe nga virusi i gripit stinor A.

Pacientja V. B., 71 vjeç, banuese në Korçë, e shtruar në spitalin e Korçës më datë 09.01.2017, me diagnozë: "Insufiçencë multiorganore, Meningoencefalit, Sëmundje Renale akute, Pneumoni masive sinistra", ka ndërruar jetë në orët e mbrëmjes së datës 16.01.2017. Mostrat e ekzaminuara nga Instituti i Shëndetit Publik, konfirmojnë se pacientja ishte e prekur edhe nga virusi i gripit stinor A.

Arrin në shtatë, numri i rasteve të konfirmuara, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017, atij të datës 11/01/2017, rastit të datës 13/01/2017 dhe rastit të mëngjesit të sotshëm (dt. 17/01/2017), nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-juristi i “CEZ” në një foto me ish-truprojën e Sali Berishës: Ose burg, ose vetëvrasje...
Tenton t’i japë 50 euro policit për të shmagur gjobën, arrestohet një person (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.011102199554443
array(1) { ["section"]=> string(96) "alarmante-pak-ore-me-pare-vdiq-vogelushi-vetem-3-vjec-gripi-i-merr-jeten-edhe-dy-personave-65784" }