Alarmante! Shkencëtarët i kanë bërë llogaritë gabim për ngrohjen globale

Publikuar tek: bota, më 18:13 25-07-2017 Alarmante! Shkencëtarët i kanë bërë llogaritë gabim për ngrohjen globale

Parandalimi i ngrohjes globale për të mos u shndërruar në diçka të rrezikshme është bërë edhe më i vështirë pasi një hulumtim i ri thotë se shkencëtarët kanë përdorur temperaturat e gabuara bazë.

Ndryshimet në ngrohjen globale llogariten në krahasim me temperaturat e shekullit të 19-të edhe pse janë 100 vite përpara se të niste revolucioni industrial dhe njerëzimi të fillonte me djegien e sasive të mëdha të karburanteve fosile, raporton Newsbomb.al.

Tani, një ekip ndërkombëtarë shkencëtarësh sugjerojnë se temperatura e vërtetë e Tokës para revolicionit industrial ka qenë 0.2 gradë celcius me e ulët.

Kjo do të thotë se rreth 1 C të ngrohjes globale, temperatura mesatare e planetit mund të jetë rritur aktualisht në 1.2 C.

Sipas Marrëveshjes së Parisit, bota duhet ta mbajë temperaturën e ngrohjes globale nën 1.5 C për të shmangur efektet më negative si valë vdekjeprurrëse të nxehti, rritja e nivelit të ujit të detit dhe stuhitë e rrezikshme. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policisë kanadeze i humbet granata hedhësi, kërkon ndihmën e qytetarëve
Shokuese! Përqindja e spermës në Perëndim bie me 60%, shkak “jeta moderne” »
Article Logic
Execution time: 0.010694026947021
array(1) { ["section"]=> string(77) "alarmante-shkencetaret-i-kane-bere-llogarite-gabim-per-ngrohjen-globale-87325" }