Alarmante: Shqiptarët po helmojnë shqiponjat, ja si i vrasin në Labëri (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:24 24-03-2017 Alarmante: Shqiptarët po helmojnë shqiponjat, ja si i vrasin në Labëri (Video)

Një shqiponjë mali në Krahinën e Labërisë ka rënë viktimë e njeriut, i cili sot është shndërruar në një vrasës të saj.

Eksperti i shpendëve Taulant Bino jep alarmin se helmimi i shqiponjave po redukton dukshëm numrin e tyre. Sipas ornitologjistit, në vetëm pak ditë janë helmuar 7 shqiponja dhe shkaba.

“Po të shikosh kthetrat e shqiponjës janë të mbledhura. Kjo tregon qartë se është simptomë e helmimit. Nuk është rast i vetëm, në pak ditë janë gjetur 6 shpendë të tjerë rrëmbenjës të ngordhur. Helmime të tilla ndodhin rëndom kryesisht në jug. Raste ka edhe në veri. Është e njëjta teknikë, kryesisht përdoret si helm striktina, ka edhe helme të ndryshme që ndodhin”, thotë Bino.

Triumfatore mbi tokë, simboli i flamurit kombëtar, shpendi i bukur dhe krenar gjendet sot nën kërcënim te madh nga vetë njerëzit që pretendojnë se ajo i simbolizon. Sipas Binos situata është përtej kufijve të alarmit, pasi rezulton se shqiponjat po helmohen në masë nga njerëz të papërgjegjshëm më së shumti nga barinj. Për të mbrojtur bagëtitë nga ujqërit, numri i të cilëve po rritet frikshëm.

Barinjtë vendosin bagëti të ngordhura, të cilave u helmojnë mishin me qëllim vrasjen e ujqërve. Por kërma tërheq edhe shkabën apo shqiponjën e malit, e cila bie viktimë e përpjekjeve të barinjve për të mbrojtur bagëtitë nga tufat e ujqërve.

“Një faktor qe po shfaqet bujshëm kohët e fundit është helmimi i bagëtive të imta për të reduktuar numrin e grabitqarëve,është shtuar numri i ujqërve. Lloji që e vuajnë më tepër janë shkabat dhe shqiponjat e malit. Shkabat po zhduken krejtësisht në vend, ndër shqiponja e malit po pëson reduktime shumë të ndjeshme”, tha ornitologjisti Taulant Bino.

Bino thotë se shqiponja është shpend i rrezikuar në mjedisin shqiptar. Sikur mos te mjaftonte helmimi, shqiponjave po iu grabiten edhe te vegjlit nga persona te caktuar qe krijojnë të ardhura nga shitja e tyre.

“Kemi pasur fakte të rrëmbimit të të vegjëlve nga foletë, thonë që i shesin në Greqi. Janë persona të specializuar që e bazojnë jetën në vjedhjen dhe robërimin e shpendëve”, u shpreh ai.

Taulant Bino mendon se reagimi nga institucionet është i pamjaftueshëm, zgjidhjen e shikon tek zbatimi i ligjit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pajisje përgjimi apo lap-top? Misteri i ngjarjes që ka alarmuar gjithë Rinasin e mediet
Hetimet: 1 ton drogë në Berat dyshohet se do përdorej për vaj hashashi »
Article Logic
Execution time: 0.01087212562561
array(1) { ["section"]=> string(80) "alarmante-shqiptaret-po-helmojne-shqiponjat-ja-si-i-vrasin-ne-laberi-video-73023" }