ALARMANTE situata te Infektivi: Një tjetër mjek i infektuar në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:10 03-07-2020 ALARMANTE situata te Infektivi: Një tjetër mjek i infektuar në gjendje të rëndë FotoArkive: Spitali Infektiv

Situata në Spitalin Infektiv prej disa ditësh është përkeqësuar, kjo dhe për shkak se aty veç pacientëve të infektuar me Covid-19 është shtuar dhe numri i personelit mjekësor të infektuar.

Pasditen e sotme mësohet se një tjetër mjek nga Puka është shtruar në Spitalin Infektiv, i infektuar me koronavirus, në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri tani nuk dihet nëse mjeku ka qenë i shtruar në Infektiv dhe gjendja e tij është rënduar apo është transferuar sot në ambientet e këtij spitali.

Kujtojmë se, pak ditë më parë ndërroi jetë në spitalin Infektiv mjeku Arjan Pushi, i infektuar me Covid-19. Pushi ishte personi i parë që ndërroi jetë nga radhët e mantelbardhëve, i prekur nga infeksioni i Covid-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090999603271484
array(1) { ["section"]=> string(85) "alarmante-situata-te-infektivi-nje-tjeter-mjek-i-infektuar-ne-gjendje-te-rende-212731" }