Alarmante, uragani “Ofelia” po i afrohet Europës

Publikuar tek: bota, më 11:56 12-10-2017 Alarmante, uragani “Ofelia” po i afrohet Europës

Uragani “Ofelia” është formuar nga erërat dhe shirat në oqeanin Atlantik por po i afrohet bregdetit veri-perëndimor të Spanjës.

Sipas Qëndres Kombëtare të Uraganëve, “Ofelia” u krijua si uragan mbrëmjen e së mërkurës.

Në fillim ai po ecte në drejtim të lindjes dhe pritej që me kalimin e kohës të kthehej në verilindje. Shpejtësia shkon deri në 75 milje për një orë.

Stuhia mund të forcohet dy ditët e ardhshme, shkruan bussinesinsider, raporton newsbomb.al.

Shirat mund të godasin ishujt Azore në fundjavë. Ofelia më pas do ti afrohet Spanjës dhe Portugalisë në gadishullin Iberian. Por ende është herët dhe trajektorja mund të ndryshojë.

Vetëm dy stuhi të njohura kanë goditur gadishullin Iberian, një në vitin 1842 dhe një në 2005.

Më pas parashikuesit thonë se mund të godasë brigjet Irlandeze.

Deri tani për këtë sezon janë regjistruar 15 uraganë, duke përfshirë “Ofelian”. Shumica e tyre goditën kontinentin Amerikan si edhe Ishujt Karaibe. Sezoni i uraganëve vazhdon deri më 30 nëntor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një burrë i dehur bërtet në mes të trenit, kjo që i bëjnë qytetarët është e frikshme (VIDEO)
Putin festoi ditëlindjen, ja kush i bëri dhuratë një qen presidentit (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.014230966567993
array(1) { ["section"]=> string(51) "alarmante-uragani-ofelia-po-i-afrohet-europes-95621" }