Alarmi, Berlini paralajmëron sulme të reja terroriste

Publikuar tek: bota, më 06:46 05-07-2017 Alarmi, Berlini paralajmëron sulme të reja terroriste

Gjermania duhet të mobilizohet nga sulmet e ardhshme terroriste, pas rritjes së numrit të militantëve islamistë në këtë shtet, ka paralajmëruar një zyrtar i lartë i sigurisë.

Gjermania ka qenë cak i pesë sulmeve të tilla gjatë vitit 2016, duke përfshirë edhe sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, në të cilin u vranë 12 persona, derisa shtatë sulme të tjera kanë dështuar të realizohen, u ka thënë gazetarëve, presidenti i Agjencisë për Inteligjencë në Gjermani, Hans – Geog Maassen.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të presim sulme të tjera nga individë apo grupe terroriste”, ka thënë Maaseen.

Në raportin e përgjithshëm të kësaj agjencie në vitin 2016, thuhet se në Gjermani janë 24,400 islamikë. Në raport po ashtu thuhet, se qindra “xhihadistë” kanë hyrë në këtë vend, në mesin e rreth 1 milion emigrantëve në Gjermani gjatë dy viteve të kaluara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis raundi i pestë i bisedimeve për arritjen e paqes në Siri
Alarmohet Gjermania para zgjedhjeve: Rusia po planifikon sulm kibernetik, kërkohet vigjilencë »
Article Logic
Execution time: 0.0094289779663086
array(1) { ["section"]=> string(58) "alarmi-berlini-paralajmeron-sulme-te-reja-terroriste-85050" }