Alarmi fals për bombë tek ‘’Petro Nini’’, arrestohet 17-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 18-03-2015 Alarmi fals për bombë tek ‘’Petro Nini’’, arrestohet 17-vjeçari Shkolla ''Petro Nini Luarasi''

Policia ka arrestuar gjimnazistin 17-vjeçar me inicialet E.V pas alarmit për bombë në shkollën "Petro Nini Luarasi’’. Një çantë e dyshimtë është parë në murin rrethues të shkollës, e cila ka alarmuar kalimtarët që kanë informuar menjëherë policinë. Pas ekzaminimit të çantës nga forcat e njësisë anti-eksploziv, ka rezultuar se në çantën e shkollës me mbishkrimin "bombë për shtetin", ka patur vetëm libra si dhe një kartë telefoni. Ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë gjimnazistin të cilit i përkiste çanta ta bënte këtë veprim.

Efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të kqyrur çantën dhe për të informuar ekspertët anti-eksplozivë nëse do të jetë nevoja.

Alarmi në Kombinat rezultoi fals, por tashmë paniku është transferuar nga Kombinati më në qendër të Tiranës ku prindërit e nxënësve që janë në mësim kanë nisur të shqetësohen për situatën.

Alarmet për bombë janë bërë mëse të zakonshme këto ditë në Shqipëri dhe kryesisht në Tiranë. Para pak ditësh, u lajmërua për bombë në Parkun Rinia, më pas në rrugën ‘’Haxhi Hysen Dalliu’’  pranë Prokurorisë së Tiranës, më pas për një valixhe të dyshimtë para RTSH-së. Dje dhe sot ka patur tre alarme për bombë para shkollave, asaj profesionale në Durrës dhe shkollës në Kombinat. Të gjitha kanë rezultuar false.  Mbetet për t’u parë nëse ka gjë të vërtetë në alarmin për ‘’Petro Nini Luarasin’’, apo dikush ka harruar çantën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtyhet me 2 ditë mbledhja e Këshillit për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, Halimi:Po Kokëdhima kur?
Avokatët kërkesë Llallës: Tërhiqni kërkesën për arrestimin e Doshit »
Article Logic
Execution time: 0.012284994125366
array(1) { ["section"]=> string(63) "alarmi-fals-per-bombe-tek-petro-nini-arrestohet-17-vjecari-6232" }