Alarmi/ Forcohet uragani 'Dorian', javën e ardhshme pritet ta godasë Floridën

Publikuar tek: bota, më 07:05 01-09-2019 Alarmi/ Forcohet uragani 'Dorian', javën e ardhshme pritet ta godasë Floridën

Stuhia e fuqishme që po kërcënon të godasë Bahamasin dhe brigjet e juglindjes së Shteteve të Bashkuara, është rritur në kategorinë e katërt, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane e SHBA-së.

 

Uragani Dorian tashmë ka erëra që arrijnë në 225 kilometra në orë.

Pasi të kalojë përmes Bahamas, Dorian javën e ardhshme pritet ta godasë bregdetin lindor të Floridës.

Turistët në Bahamas kanë shpejtuar që të largohen, përpara mbylljes së aeroportit.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Florida, ku banorët kanë blerë ushqime, ujë dhe ilaçe për të paktën një javë, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al 

Ekspertët kanë paralajmëruar se Dorian mund të jetë stuhia më e madhe në rajon, pas uraganit Andrew – që arriti në kategorinë e pestë – që la të vrarë 65 persona dhe shkatërroi 63 mijë shtëpi, në vitin 1992.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është duke monitoruar uraganin Dorian, të cilin e përshkroi si “një stuhi jashtëzakonisht të rrezikshme”.

Stuhitë – fuqia e së cilave është nga kategoria një deri në pesë – zakonisht forcohen kur kalojnë mbi ujëra të ngrohta, siç gjenden në brigjet e Floridës.

Sipas parashikuesve të motit, në mesin e javës së ardhshme, stuhia Dorian pritet të drejtohet nga lindje, duke vënë në rrezik brigjet e Xhorxhias dhe Karolinës Jugore.

“Dorian parashikohet që të vazhdojë të mbesë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i cili po lëvizë në pjesën veriperëndimore të Bahamas dhe pritet të afrohet gadishullit të Floridës në fillim të javës së ardhshme”, tha Qendra Kombëtare për Uragane në SHBA, duke shtuar se Dorian mund të shkaktojë “dëme jashtëzakonisht katastrofike”.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01339316368103
array(1) { ["section"]=> string(80) "alarmi-forcohet-uragani-dorian-javen-e-ardhshme-pritet-ta-godase-floriden-176894" }