Alarmi/ Gruri që vjen në Shqipëri është për kafshët, jo për bukë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 25-02-2015 Alarmi/ Gruri që vjen në Shqipëri është për kafshët, jo për bukë Faksimile e analizes se miellit serb qe tregon nivelin e ulet te proteinave

Mielli që vjen në Shqipëri për të bërë “bukën e përditshme” nuk është Brenda parametrave, pavarësisht se AKU thotë të kundërtën. Alarmin e jep Unioni i Tregtarëve Agroushqimorë, të cilët e shoqërojnë atë edhe me një dokument të analizave për miellin që vjen nga Serbia. Kryetari i këtij Unioni thotë se mielli që vjen në Shqipëri, mund të përdoret vetëm për biskota, por jo për bukë, sepse ka nivel të ulet proteinash. Sipas dokumentit te botuar nga newsbomb.al, i datës 24 shkurt, mielli serb ka protein 10 përqind, kur duhet ta ketë 12.5 përqind, në normën e lejuar për tu përdorur për bukë. 

“Fakti që në Shqipëri importohet një sasi shumë e madhe mielli me nivel të ulët proteine tregon se ai produkt përdoret për bukën. Kjo dëmton konkurrencën e shëndetin e konsumatorit” thotë Theodhor Kristuli, kryetar i këtij Unioni.

“Eshtë AKU që ka lejuar të hyjë në treg grurë në nivelin e glutenit të ulët, që do të thotë se ky miell është i papërshtatshëm për të kaluar në furrat tona. Ky lloj gruri është për kafshët, jo për njerëzit. Në rast se ky lloj gruri konsumohet për 5-6 vjet shkakton probleme të rënda në shëndet. Mielli futet në treg me pretendimin se do të përdoret për biskota. Por nga shifrat tona del se në treg hyn më shumë sasi nga ky miell sesa na nevojitet. Për biskota përdoret 2-3 mijë tonë miell në vit. Por është future një sasi shumë e madhe që mendohet se po përdoret për bukë. Vitin e kaluar psh, nga ky lloj mielli hynë 55 mijë tonë. Ky është një fakt abuziv i toleruar nga AKU. Ka tregtarë që sjellin miell të mirë për të mbrojtur klientelën e tyre me nivel protein 12.5, i cili sanksionohet me ligj. Por këta tregtarë konkurrohen nga malli i dobët. Shpresojmë që AKU të ndërhyjë për të ruajtur standardet” thotë kryetari i Unionit të Tregtarëve Agroushqimorë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjykata, hetim në liri Shpëtim Gjikës
Shpërthimet/Arrestohen kushërinjtë e Emirjon Gjutës, Muhedin dhe Pajtim Gjuta »
Article Logic
Execution time: 0.013752937316895
array(1) { ["section"]=> string(67) "alarmi-gruri-qe-vjen-ne-shqiperi-eshte-per-kafshet-jo-per-buke-4451" }