Alarmi i Ambasadës Amerikane: Kujdes këtë fundjavë në Shqipëri, mund të ketë sulme terroriste

Publikuar tek: aktualitet, më 21:49 13-04-2017 Alarmi i Ambasadës Amerikane: Kujdes këtë fundjavë në Shqipëri, mund të ketë sulme terroriste

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë i bën thirrje të gjithë shtetasit amerikanë në vendin tonë që të kenë kujdes ditën e pashkëve, pasi mund të ketë sulme terroriste.

Sipas njoftimit të ambasadës në gjuhën angleze, grupe terroriste kanë kërcënuar se mund të kryejnë sulme. Kështu, ambasada njofton shtetasit e saj në Shqipëri që të rishikojnë planet e tyrase, të shmangin tubimet dhe vendet me shumë njerëz.

“Ambasada Amerikane në Shqipëri u kërkon qytetarëve amerikanë të ushtrojnë kujdes të veçantë gjatë festave të ardhshme fetare, në festivale apo ngjarje të mëdha. Terroristët në rajon kanë kërkuar edhe më parë të sulmojnë objekte të tilla, si kasha apo vende adhurimi, sheshe këmbësorësh, arena sportive, sallat e koncerteve, apo tubimet publike.

Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë, kini kujdes nga personat që ju rrethojnë, monitoroni stacionet e lajmeve. Mbani një nivel të lartë vigjilence dhe ndërmerrni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale: shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Greqi, kapet me 3 kg heroinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar
Gjeneral Marku: Ushtria e gatshme për “luftë” ndaj kanabisit, nga toka deti e ajri »
Article Logic
Execution time: 0.01265811920166
array(1) { ["section"]=> string(97) "alarmi-i-ambasades-amerikane-kujdes-kete-fundjave-ne-shqiperi-mund-te-kete-sulme-terroriste-75109" }