Alarmi i antimafias: Shqiptarët të dytët në botë për trafikun e drogës, po kërcënojnë Italinë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:00 08-03-2017 Alarmi i antimafias: Shqiptarët të dytët në botë për trafikun e drogës, po kërcënojnë Italinë

Droga që del nga Shqipëria në drejtim të Italisë ka bërë që kreu i antimafias të arrijë në një konkluzion të çuditshëm. Shqiptarët janë të dytët më të fuqishmit në botë për trafikun e drogave të lehta.

Shefi i antimafias në Itali, Franco Roberti, këtë të dhënë e ka bërë publike për gazetën “La Republica”, si dhe tregon se cila ka qenë arsyeja e ardhjes së tij në vendin tonë.

Franco Roberti tregon se vizita e tij në Shqipëri lidhej me diskutimin për mafian shqiptare që është e lidhur me atë të Foxhias, një nga më të vështirat në Itali dhe se grupet shqiptare janë të lidhura me këtë mafie që drogën e merr nga Shqipëria, madje edhe armët vijnë nga ish-Jugosllavia, shkruan “Shekulli”.

Sipas tij, pas amerikano-jugorëve shqiptarët janë komisionerët më të mirë të drograve të lehta në botë.

“Jo më kot isha javën e kaluar për vizitë në Shqipëri, i shoqëruar me prokurorin e Barit. Nga autoritetet shqiptare kërkuam një vigjilencë më të madhe dhe shkëmbin informacioni më të shtrënguar, pasi nga ky trafik rrjedhin paratë e mëdha që investohen në ekonomite ilegale, në rajonin e Puglias dhe në Itali”, tha shefi i antimafias.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 8 marsi, sot dita ndërkombëtare e gruas
Parashikimi i motit në vendin tonë, ja si do të variojnë temperaturat »
Article Logic
Execution time: 0.011230945587158
array(1) { ["section"]=> string(97) "alarmi-i-antimafias-shqiptaret-te-dytet-ne-bote-per-trafikun-e-droges-po-kercenojne-italine-71144" }