Alarmi i ekspertit italian: Asimptomatikët janë fantazma të rrezikshme të koronavirusit

Publikuar tek: bota, më 22:18 31-05-2020 Alarmi i ekspertit italian: Asimptomatikët janë fantazma të rrezikshme të koronavirusit

Ekspertët italianë ngrenë alarmin se pas lehtësimit të masave anti-Covid, vendi mund të përballet me një valë të re infektimesh për shkak të personave asimptomatikë.

Asimptomatikët janë personat që kanë virusin korona, dhe mund të infektojnë të tjerët, por nuk janë të vetëdijshëm që janë bartës pasi nuk kanë asnjë simptomë.

Profesori Massimo Galli nga spitali Sacco i Milanos thotë se teksa pacientët që ndodhen në terapi intensive po shkojnë drejt rënies, ka gjasa që në qarkullim të ketë një numër të madh personash asimptomatikë. Ky rrezik bëhet edhe më i madh, duke ditur pamundësinë për të kontrolluar të gjithë popullsinë italiane, thotë ai.

“Ne duhet të shqetësohemi për këta njerëz. E dimë se rastet pozitive janë 10 herë më shumë nga ato që ne zbulojmë. Këto ditë kemi patur shumë pak raste nga spitalet, dhe kjo është një gjë e mirë. Por duhet ta dimë se do jetë shumë e vështirë të hapemi ndërkohë që pandemia vazhdon”, tha Galli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096068382263184
array(1) { ["section"]=> string(93) "alarmi-i-ekspertit-italian-asimptomatiket-jane-fantazma-te-rrezikshme-te-koronavirusit-208555" }