ALARMI i OBSH: Spitalet po mbushen që tani, muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirë

Publikuar tek: bota, më 22:09 23-10-2020 ALARMI i OBSH: Spitalet po mbushen që tani, muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka dhënë alarmin për shtimin e rasteve me koronavirus.

Ai u shpreh se bota ndodhet në një moment kritik, për shkak se pritet që numrat e infektimeve të rriten në muajt e ardhshëm.

“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe shumë vende janë në një rrugë të rrezikshme,” shtoi ai gjatë konferencës së zakonshme, duke shpjeguar se rritja e rasteve të regjistruara tashmë po çon ne “spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv pothuajse në kufij ose përtej kapacitetit të tyre, dhe ne jemi ende në tetor”, tha ai.

Kreu i OBSH i bëri thirrje liderëve botërore që të marrin masa për të parandaluar shtimin e numrit të viktimave, duke rritur numrin e testimeve dhe duke përmirësuar cilësinë e testit.

“Ne i nxisim udhëheqësit të ndërmarrin veprime të menjëhershme, për të parandaluar vdekjet e mëtejshme të panevojshme, shërbimet thelbësore shëndetësore dhe mbylljen e shkollave përsëri. Siç e thashë në shkurt, po e përsëris edhe sot: Kjo nuk është një lojë", tha kreu i OBSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E BUJSHME/ Ja si i shpëtoi atentatit kandidati për President i SHBA Joe Biden, furgoni ishte mbushur me lëndë shpërthyese
NASA mban premtimin, të hënën shpall rezultatet e reja të shkencës rreth hënës »
Article Logic
Execution time: 0.010696172714233
array(1) { ["section"]=> string(91) "alarmi-i-obsh-spitalet-po-mbushen-qe-tani-muajt-e-ardhshem-do-te-jene-me-te-veshtire-224933" }